Plani për vrasjen e prokurores/ Balla: Qeni që leh, s’të ha. Ofrojmë siguri!

Kreu i KLP, Alfred Balla ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ku në qendër të diskutimeve ishin kërcënimet e prokurorëve nga krimi i organizuar, si në rastin e bandës së Laert Haxhiut. Gjatë fjalës së tij, kreu i KLP theksoi se prokurorët e kërcënuar janë marrë në mbrojtje.

Lexo më tej: Zbulohet plani i Laert Haxhiut për vrasjen e prokurores së SPAK

Balla ka folur pas takimit në KLP, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, ku zbuloi se Laert Haxhiu donte të eliminonte dy prokuroret.

“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP një muaj më parë, pikërisht për këtë çështje. Pra kur kemi diskutuar dhe e kemi bërë dhe publik faktin, që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve, por në vëmendjen tonë është siguria e të gjithë magjistratëve. Dua që të garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë se Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, dhe Garda e Republikës për pjesën që mbulon, janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe natyrshëm sigurinë e çdo gjyqtari, çdo prokurori dhe të familjeve të tyre.

Nuk ndaj me ju të njëjtin vlerësim që ka mungesë kuadri ligjor apo vulnerabilitet. Nuk është kështu. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur që unë e them shpesh që ‘qentë që lehin, nuk të hanë’. Dhe natyrshëm që falë punës së Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, ne kemi arritur të thyejmë kasafortat e sekreteve të një bande kriminale. Besoj që në ditët në vijim do të arrijmë thyejmë edhe të tjera. Ajo që për mua sot ka rëndësi është që kemi diskutuar dhe i kam njohur drejtuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme, mbi një qasje të re që ne, me Drejtorin e Përgjithshëm dhe me Komandantin e Gardës, kemi diskutuar. Do të jemi përsëri këtu brenda një jave, për ta filluar zbatimin e saj, e cila do të përfshijë dhe ndryshime, jo në ligj, por ndoshta në vendimet e Këshillit të Ministrave për të garantuar që gjithçka është ligj, të jetë e reflektuar si duhet edhe në vendimet e Këshillit të Ministrave.

Natyrshëm që e vërteta është që kur bëhet fjalë për Prokurorinë Speciale AntiKorrupsion, edhe Gjykatën e Posaçme, do të ketë një vëmendje më të shtuar, sepse ligji ia ka dhënë këtë vëmendje dhe të jeni të sigurt, që secila nga institucionet e varësisë së Ministrisë që unë drejtoj, qoftë Policia e Shtetit, qoftë Garda e Republikës, do të rrisin, le të themi, masat e sigurisë për të garantuar që këto institucione do të bëjnë detyrën e tyre. Mos harroni asnjëherë që kur draftoi apo miratoi reformën në drejtësi, kemi thënë që kjo reformë do shkaktojë dhimbje, dhe këto dhimbje po i shkakton edhe te krimi i organizuar, me goditjet e fundit dhe me ato që planifikojmë të realizojmë në ditët apo javët në vijim. Sikurse ka ndodhur edhe në vende të tjera, na duhet të mësojmë nga gabimet e të tjerëve për t’i parandaluar. Dhe e vërteta është që rasti në fjalë është një rast ku ju me të drejtë thoni që ne duhet të kishim patur informacion. Dhe në këtë diskutim që kemi bërë sot, kemi rënë dakord që në disa prej takimeve periodike, ne do të ftojmë edhe drejtuesen e SHISH-it për të pasur informacion.

Po ashtu kemi marrë vendimin që në Komisionin që vlerëson nevojën për siguri të prokurorëve apo gjyqtarëve, nuk do të jetë më një përfaqësues i Ministrit të Brendshëm apo një përfaqësues i Drejtorit të Përgjithshëm, por do të jetë Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm. Pra unë do të jem vetë bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm në këtë komision për të vlerësuar në mënyrë të menjëhershme çdo lloj mase që do duhet të marrim. Ajo që dua t’i them çdo magjistrati, çdo prokurori, çdo gjyqtari, punoni të qetë dhe të godasim sa më fort krimin.”, tha Balla.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top