Plani i Trump për spastrimin e Gazës, “Edhe vetë Izraeli i habitur”

Izraeli nuk e dinte paraprakisht se deri ku mund të arrinte propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën dhe kabinetin izraelit dukshëm e ka gjetur të papërgatitur. Kështu tha një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel” kur u pyet për të komentuar deklaratat e presidentit amerikan pas takimit të tij me kryeministrin izraelit.

“Ne e dinim idenë, por ajo që na befasoi ishte shkalla e këtij propozimi” tha zyrtari.

Ndërkohë, një burim politik izraelit i tha Reuters sot se vizita e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë ishte “shumë e suksesshme dhe i tejkaloi të gjitha pritshmëritë dhe ëndrrat tona”.

Marrëdhënia mes Netanyahut dhe presidentit amerikan Donald Trump nuk ka qenë kurrë më e mirë dhe më e ngushtë, tha burimi, duke shtuar se Trump ka gjetur “zgjidhje shpikëse” për problemet që kanë pllakosur shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij.

Donald Trump propozoi mbrëmjen e kaluar teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Netanyahu se popullsia palestineze e Gazës duhet të shpërngulet dhe të akomodohet në 6 shtetet fqinje arabe. Veçanërisht, Trump tha se Egjipti dhe Jordania duhet të strehojnë banorët e Gazës. Rripin e Gazës, tha Trump do ta rindërtojë ushtria amerikane me synim për ta kthyer në një destinacion turistik.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top