Plani i Bianca Censori për të shpëtuar martesën me Kanye

Ndërsa Kanye West vazhdon me postimet e diskutueshme, gruaja e tij Bianca Censori po përgatit një plan për të shpëtuar martesën e tyre.

Censori, thuhet se beson se krijimi i një familjeje mund ta ndihmojë burrin e saj reper, të qëndrojë jashtë polemikave të pafundme që ai po përballet, dhe nga ana tjetër të forcojë martesën e tyre pasi sjellja e tij fyese e fundit thuhet se e detyroi atë të mendonte për divorcin.

“Bianca po e inkurajon Kanye që të ketë një fëmijë, duke besuar se kjo do të shpëtojë martesën e tyre dhe do të shërojë marrëdhënien e tyre”, thonë burimet për DailyMail.com.

Reperi, së fundmi u largua nga vendi dhe udhëtoi për në Tokio pasi postoi një seri postimesh në Twitter, në të cilat ai u përplas me ish-gruan e tij për bashkë-prindërimin e vajzës së tyre 11-vjeçare, North.

Sipas burimeve, arkitektja australiane tani po i kërkon bashkëshortit të saj – i cili është gjithashtu baba i Saint, nëntë vjeç, Chicago, shtatë vjeç dhe Psalm, pesë vjeç, me ish-gruan e tij, Kim Kardashian – që të zgjerojë familjen.

“Bianca mendon se të kesh një fëmijë tjetër do ta qetësojë Kanye dhe do ta pengojë atë të rrezikojë veten me veprimet e tij”, vazhdoi burimi.

“Ajo e di se sa i mrekullueshëm është ai si baba dhe beson se ai sillet ndryshe rreth fëmijëve të tij – më i vëmendshëm dhe më pak gjasa për të vepruar në mënyra që mund të shkaktojnë dëm”.

Censori shkon mirë me fëmijët e reperit Runaway, edhe pse asaj i ndalohet të veshë veshjet e saj jashtëzakonisht të papërshtatshme ndërsa është rreth tyre.

Insajderët i thanë më parë Daily Mail se themeluesja e Skims e paralajmëroi ish-bashkëshortin e saj që t’i thoshte gruas së tij të re që të “mbulohej” rreth fëmijëve të tyre.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top