Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare.
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar.
Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore do ketë reshje të dobëta bore.
Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.