Një plagosje me thikë është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku dy të moshuar janë konfliktuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në një lokal.
Të dy burrat kanë qenë duke konsumuar kafe dhe alkool teksa kanë nisur një debat me njëri-tjetrin. Pas debatit njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shokun e tij.
I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.