Plagoset me armë zjarri punonjësi i policisë, uniformat blu në kërkim të autorit

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pa pak mesnatës në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta.

I plagosur ka mbetur efektivi me iniciale A.K 30 vjeç, që siç njofton policia ka qenë jashtë shërbimit.

Pas ngjarjes, 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Informacion paraprak

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top