Plagosen dy tifozë të Chelsea në Napoli, komunikata: “Në spital me plagë jo të rënda”

Tension i lartë përpara Napoli-Chelsea. Klubi anglez ka konfirmuar plagosjen e dy tifozëve gjatë natës para ndeshjes së fundit të League Phase të Champions League, që do të vërë përballë skuadrat e Contes dhe Rosenior në stadiumin “Maradona”. Të dy mbështetësit e Blues janë shtruar në spital me “plagë jo të rënda”.

Kjo është nota zyrtare e klubit londinez në profilet e tij sociale
“Klubi është në dijeni të një episodi të ndodhur të martën në mbrëmje në Napoli. Dy tifozë janë të shtruar në spital me plagë jo të rënda. Klubi dëshiron t’u kujtojë të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në qytet dhe të ndjekin këshillat e dhëna para kësaj ndeshjeje.”

Sipas rindërtimeve të para, një grup tifozësh anglezë po shkonin drejt një pub-i kur janë përballur me ultras të Napolit dhe gjatë përplasjes janë përdorur thika: një nga mbështetësit e Chelseat është goditur me thikë, por nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Në orët në vijim priten informacione më të qarta, por në prag të ndeshjes nuk kishte pasur sinjale për situata të tilla mes dy tifozerive.

Nuk ka precedentë mes tifozëve të Napolit dhe Chelsea
Napoli dhe Chelsea janë përballur vetëm një herë në kompeticione zyrtare: në fazën e 1/8-ave të Champions League 2011/2012 (3-1 për Napolin në shtëpi në ndeshjen e parë, 4-1 për Chelsean në Londër në kthim). Në atë rast nuk rezultojnë episode domethënëse përplasjesh apo dhune mes dy tifozerive.

Klubi londinez, në komunikatën zyrtare, përveç konfirmimit të incidentit dhe plagosjes së dy tifozëve, u ka kërkuar mbështetësve të tij të “tregojnë kujdes ekstrem” në qytet dhe të mos lëvizin vetëm, duke shmangur shfaqjen e ngjyrave të klubit para ndeshjes. Në Napoli pritet të mbërrijnë rreth 2000 tifozë të Blues për këtë sfidë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top