Piu fotokosinë para SPAK pasi u mashtrua nga mikrokreditë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari

Pal Trashaj, 63-vjeçari që piu fotoksinë para SPAK mesditën e djeshme pasi kishte shkuar për të takuar një hetues të BKH-së, ka ndërruar jetë. Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Trashaj ishte viktimë e mashtrimeve me mikrokreditë, ndaj ai kishte shkuar për të takuar një hetues të BKH-së në SPAK.

63-vjeçari, i cili njihej si historian në qytetin e tij, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Mësohet se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë (të vjetra). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën që Trashaj merrte nga puna. Ai kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai argumentonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top