Pishporo-Darzezë 7 ditë në ‘luftë’ me flakët, mbërrijnë nga Greqia dy avionë ‘Canadair’ për të shuar flakët

Dy avionë ‘Canadir’ kanë mbërritur nga Greqia në Pishporo-Darëzezë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që është aktiv prej disa ditësh dhe ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha.

Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, Darëzeza, mbetet vatra më problematike, mëngjesin e kësaj të hëne. Pranë vatrës së zjarritndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top