Dy avionë ‘Canadir’ kanë mbërritur nga Greqia në Pishporo-Darëzezë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që është aktiv prej disa ditësh dhe ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha.
Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, Darëzeza, mbetet vatra më problematike, mëngjesin e kësaj të hëne. Pranë vatrës së zjarritndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare.