Pique konfliktohet me vëllain e Shakirës

Pique është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”. Pique udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut, për të parë fëmijët e tij.

Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistet, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me ish-lojtarin.

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top