Pezullohet votimi në një qendër në Himarë, shkak ID e skaduara

Tensione në një qendër votimi në Himarë, ku po mbahen zgjedhjet për kryebashkiakun e ri. Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se debatet janë zhvilluar për shkak se nuk janë lejuar të votojnë qytetarët që u kanë skaduar kartat e identitetit.

Po ashtu bëhet me dije se për shkak të këtyre debateve, është pezulluar përkohësisht votimi në qendrën e votimit 4588/1, por ka rinisur sërish.

Mësohet se janë afro 100 raste në të cilat ka pasur mjete identifikimi të skaduara.

Arqile Bollano, i zgjedhur në këshillin bashkiak kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Himarës tha se ligji e parashikon qartë që nuk mund të votohet me karta identiteti të skaduara.

“Këtu ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë me kartë, në një moment që ligji nuk i lejon. Është krijuar një konfuzion dhe kemi lajmëruar KQZ që të vijë e të zgjidhë ngërçin. Ligji e thotë qartë që me karta të skaduara nuk mund të votojnë asnjë person. Komisionerët kanë pezulluar votimin sa të zgjidhet çështja, ne skemi të drejtë”, tha Bollano.

Ndërkohë një grua është shprehur se nuk është lënë të votojnë për shkak të skadimit të kartës së identitetit. Ajo tha se e drejta e votës nuk mohoet në asnjë vend të botës, për shkak të skadimit të ID.

“Pash se kishte skaduar karta. Më nxori kuponin të votoj dhe nuk më la kryetari. E drejta e votës nuk humbet kur skadon karta, kudo në botë. Shkon në Polici e merr një letër. Këtu thonë se nuk mund të votojë. Po ta humbas sot kartën? Nuk do votoj”, tha votuesja.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top