Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar/ “Agresori i maxhorancës”

Një incident i tensionuar ka ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave në njësinë administrative Kashar, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht punën. Sipas kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Grigels Muçollari, shkaku i konfliktit ka qenë një votë e pavlefshme, e cila ka nxitur debate mes përfaqësuesve politikë në qendër të numërimit.

Muçollari ka deklaruar për News 24 se përplasja ka nisur rreth votave preferenciale të maxhorancës dhe ka përfunduar me dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së, i cili sipas tij është përfaqësues i PD-së. “Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që është i PD. Nuk e di nëse agresori a agresorët janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës,” – tha ai.

Ai shtoi se deri në këtë moment nuk është arrestuar asnjë person dhe kërkoi ndërhyrje nga ana e policisë për të garantuar sigurinë dhe vijimin e procesit zgjedhor në mënyrë të qetë dhe të drejtë.

Kandidati i PD për deputet Grigels Muçollari: Është një konflikt për një votë të pavlefshme. Kanë qenë persona të caktuar që kanë goditur sekretarin e KZAZ, që janë të PD. Nuk e di nëse janë mbështetës të Ornaldo Rakipit, por ishin përfaqësues të maxhorancës, se konflikti kishte nisur për votat preferenciale të maxhorancës. Po i kërkojnë policisë që të marrë masa. Mesa di unë, nuk është arrestuar asnjë njeri.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top