Pezullohen negociatat/ Irani: Nuk ka bisedime me SHBA sa kohë Izraeli sulmon Libanin

Negociatat e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në Pakistan janë të pezulluara përkohësisht, për shkak të sulmeve izraelite në Liban dhe mosrespektimit të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara. Tasnim dhe agjencitë e tjera iraniane që janë pranë Gardës Revolucionare, kanë mohuar raportet në disa media që pretendonin se delegacioni iranian kishte mbërritur tashmë në Islamabad për bisedime me amerikanët.

Al-Jazeera thekson se delegacioni iranian nuk është nisur nga Teherani për bisedimet e planifikuara këtë fundjavë, duke argumentuar se përderisa sulmet izraelite në Liban vazhdojnë, negociatat nuk mund të zhvillohen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top