Pesë titullarë jashtë, në total mungesat te Tirana janë tetë: Ahmataj nuk ka nga të kthejë sytë

Të dëmtuar, të rinj përveç atyre që diheshin, të skualikuar e të tjerë në dyshim. Kthimi te fitorja pas tre rezultatesh zhgënjyese ka përmirësuar renditjen, por nuk ka zhdukur problemet e organikës. Julian Ahmataj, pasi ka ndryshuar emra në të pesë javët në detyrë, është tani i detyruar ta bëjë përsëri. Kundër Skënderbeut, në Korçë, tekniku do të ketë në dispozicion një ekip me shumë mungesa.

MBROJTJA E SFILITUR
Të dëmtuarve afatgjatë e që mungojnë prej kohësh si braziliani Patrick, Gentian Selmani e Mustafë Abdullahu, i është shtuar edhe Liridon Latifi. Anësori ofensiv nuk ia ka dalë dot të rikuperojë, por mund të mos jetë i vetmi. Mbrojtësi i djathtë Albi Doka e mesfushori Ardit Deliu janë të dy të skualifikuar me Haxhiun gati të marrë krahun në kompetencë të tij. Nuk mbaron me kaq sepse Bruno Lulaj nuk ka bërë ende asnjë stërvitje me grupin. Praktikisht edhe ai është në dyshim të fortë për ndeshjen e orës 17, edhe pse Ahmataj i ka kërkuar të shtrëbgojë dhëmbët. Ai që ka futur teknikun Ahmataj në ankth është kapiteni Najdovski. Pasi luajti 90 minuta me Teutën, maqedonasi ka ndjerë shqetësime muskulare dhe duhet pritur si do të ndihet përpara takimit. Në të kundërt i riu Meta do të thërritet edhe njëherë në cështje për të formuar dyshen me Hoxhallarin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top