Ka raste kur festa të jep të drejtën të ndryshosh edhe kalendarin e kampionatit. Kjo është ajo që ka ndodhur me Vllazninë, në prag të 107 vjetorit të klubit. Pikërisht ky fakt ka bërë që ndeshje e kuqebluve të ndryshojë orar, me kërkesë të klubit të Vllaznisë, duke e vendosur krah për krah me derbin e kryeqytetit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia – AF Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30.
Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.