Përsëri Top Channel merr në prezantim Festivalin e RTSH-së
Flamur Buçpapaj
Nuk është as rastësi, as gabim procedural. Është vazhdimësi.
Përsëri Top Channel merr në dorë prezantimin e Festivalit të RTSH-së, një institucion publik që prej më shumë se tri dekadash është përdorur, zhveshur dhe konsumuar nga interesa private të njëjta dhe të përsëritura.
RTSH, një institucion gjigand në strukturë dhe mision, është keqpërdorur vazhdimisht nga klane mediatike që, me radhë, e kanë trajtuar si pronë personale. Falimentimi i tij nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm dhe i planifikuar, me objektiv të qartë: dobësimin e televizionit publik dhe forcimin e monopolit privat.
Pyetja që lind natyrshëm është kjo:
pse nuk u zgjodhën gazetarë dhe prezantues të talentuar nga vetë RTSH-ja?
Ky institucion ka brenda tij profesionistë të formuar, me përvojë, integritet dhe aftësi për të përfaqësuar një event kombëtar. Por ata anashkalohen sistematikisht, sepse nuk i përkasin rrethit të interesave dhe nuk janë pjesë e skemës së përfitimit.
Po aq domethënëse është edhe mungesa e figurave të nivelit evropian si Adi Krasta, një nga prezantuesit më të mirë në Ballkan, me standard profesional të provuar ndërkombëtarisht. Pse nuk ftohet? Përgjigjja është e thjeshtë dhe brutale:
sepse me të “nuk ndahen dot paratë”.
Kjo është drama e vërtetë e RTSH-së: jo mungesa e talenteve, por refuzimi i tyre. Institucioni publik nuk zgjedh më mbi bazën e meritës, por mbi bazën e pazareve.
Të gjithë drejtorët e dekadave të fundit kanë ardhur nga i njëjti qark mediatik. Kjo nuk është reformë, por qarkullim i mbyllur pushteti. Në 35 vite demokraci, përfundimi është i hidhur: Shqipëria ka qenë e mbetet nën ndikimin e strukturave të vjetra, të ricikluara si elitë mediatike e re.
Drejtoresha e zgjedhur në mënyrë të kontestuar dhe një Këshill Drejtues i heshtur, i komprometuar dhe pa autoritet profesional, nuk reagojnë. Heshtja e tyre nuk është pafajësi, por bashkëfajësi. Përfitimet, projektet dhe punësimet familjare kanë zëvendësuar misionin publik.
Ndërkohë, punonjës të RTSH-së largohen nga puna ose kërcënohen sepse refuzojnë të firmosin dokumente të paligjshme. Institucioni drejtohet nga piranja menaxheriale, që ushqehen me paratë publike dhe lënë pas një trupë të demoralizuar dhe një publik të zhgënjyer.
RTSH duhet urgjentisht të reformohet nga specialistë të fushës, jo nga figura të improvizuara. Duhet të dalë nga kriza ku e kanë futur ata që e kanë drejtuar për interes personal, jo publik.
Zgjidhja është e qartë:
një Këshill Drejtues i ri, i pavarur dhe profesional,
një nivel drejtues i ri, i zgjedhur me standarde europiane,
një model funksionimi si televizionet publike në Europë dhe SHBA, ku transparenca, meritokracia dhe shërbimi publik janë themel, jo fasadë.
Pa këtë reformë, çdo festival do të mbetet vetëm një tjetër episod i një historie të vjetër kapjeje dhe degradimi.
Dhe pyetja mbetet po ajo:
kur do të ketë Shqipëria një televizion publik të qytetarëve dhe jo të klaneve?Përsëri Top Channel merr në prezantim Festivalin e RTSH-së
Nuk është as rastësi, as gabim procedural. Është vazhdimësi.
Përsëri Top Channel merr në dorë prezantimin e Festivalit të RTSH-së, një institucion publik që prej më shumë se tri dekadash është përdorur, zhveshur dhe konsumuar nga interesa private të njëjta dhe të përsëritura.
RTSH, një institucion gjigand në strukturë dhe mision, është keqpërdorur vazhdimisht nga klane mediatike që, me radhë, e kanë trajtuar si pronë personale. Falimentimi i tij nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm dhe i planifikuar, me objektiv të qartë: dobësimin e televizionit publik dhe forcimin e tv private
Kjo është drama e vërtetë e RTSH-së: jo mungesa e talenteve, por refuzimi i tyre. Institucioni publik nuk zgjedh më mbi bazën e meritës, por mbi bazën e pazareve.
Të gjithë drejtorët e dekadave të fundit kanë ardhur nga i njëjti qark mediatik. Kjo nuk është reformë, por qarkullim i mbyllur pushteti. Në 35 vite demokraci, përfundimi është i hidhur: Shqipëria ka qenë e mbetet nën ndikimin e strukturave të vjetra, të ricikluara si elitë mediatike e re.
Drejtoresha e zgjedhur në mënyrë të kontestuar dhe një Këshill Drejtues i heshtur, i komprometuar dhe pa autoritet profesional, nuk reagojnë. Heshtja e tyre nuk është pafajësi, por bashkëfajësi. Përfitimet, projektet dhe punësimet familjare kanë zëvendësuar misionin publik.
Ndërkohë, punonjës të RTSH-së largohen nga puna ose kërcënohen sepse refuzojnë të firmosin dokumente të paligjshme. Institucioni drejtohet nga piranja menaxheriale, që ushqehen me paratë publike dhe lënë pas një trupë të demoralizuar dhe një publik të zhgënjyer.
RTSH duhet urgjentisht të reformohet nga specialistë të fushës, jo nga figura të improvizuara. Duhet të dalë nga kriza ku e kanë futur ata që e kanë drejtuar për interes personal, jo publik.
Zgjidhja është e qartë:
një Këshill Drejtues i ri, i pavarur dhe profesional,
një nivel drejtues i ri, i zgjedhur me standarde europiane,
një model funksionimi si televizionet publike në Europë dhe SHBA, ku transparenca, meritokracia dhe shërbimi publik janë themel, jo fasadë.
Pa këtë reformë, çdo festival do të mbetet vetëm një tjetër episod i një historie të vjetër kapjeje dhe degradimi.
Dhe pyetja mbetet po ajo:
kur do të ketë Shqipëria një televizion publik të qytetarëve dhe jo të klaneve?
E PERSERIS PRAP SE
Nuk është as rastësi dhe as gabim procedural. Është vazhdimësi.
Përsëri Top Channel merr në dorë prezantimin e Festivalit të RTSH-së, një institucion publik që prej më shumë se tri dekadash është përdorur, zhveshur dhe konsumuar nga të njëjtat interesa private dhe klane mediatike.
RTSH, një institucion gjigand për nga struktura dhe misioni, është keqpërdorur sistematikisht. Falimentimi i tij nuk ka qenë i rastësishëm, por i qëllimshëm dhe i planifikuar, me objektiv të qartë: dobësimin e televizionit publik dhe forcimin e monopoleve private.
Festivali i humbur
Festivali i RTSH-së duhej të ishte eventi më i ndjekur në mbarë hapësirën shqiptare: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe diasporë. Nëse do të ishte organizuar me cilësi, profesionalizëm dhe besueshmëri, RTSH do të kishte fituar të paktën 500 mijë euro vetëm nga reklamat.
Por kjo nuk ndodh në Shqipëri.
Këtu ndjekshmërinë e marrin telenovelat turke, që po e degradojnë kulturën, familjen dhe shoqërinë shqiptare, ndërsa eventet publike kulturore lihen qëllimisht të dobëta, sepse cilësia nuk u shërben pazareve.
Pse jo profesionistët e RTSH-së?
Pyetja është e thjeshtë dhe e dhimbshme:
pse nuk u zgjodhën gazetarë dhe prezantues shumë të talentuar nga vetë RTSH-ja?
Ky institucion ka brenda profesionistë me përvojë dhe integritet, por ata anashkalohen sistematikisht sepse nuk janë pjesë e rrethit të drejtueseve
Kjo është drama reale e RTSH-së: jo mungesa e talenteve, por refuzimi i meritës.
Drejtues që ndjekin vetëm fitimin personal
Për drejtuesit e RTSH-së, institucioni nuk ka rëndësi.
Ajo që ka rëndësi është tenderi i DVB-T2 dhe fitimet personale të vazhdueshme. Të gjithë drejtuesit, pa përjashtim, kanë vepruar njësoj: kanë ndërruar emra, por jo metoda.
RTSH është shndërruar në një mall pa zot, që vidhet nga drejtuesit me radhë.
Thirrje për drejtësinë
I bëj thirrje publike SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës të ndërhyjnë menjëherë në këtë institucion publik që po grabitet hapur. Këtu nuk bëhet fjalë për një kompani private, por për pasuri publike të financuar nga qytetarët.
Dhe kjo nuk është e vetmja aferë.
E njëjta logjikë grabitjeje është ndjekur edhe te ish-Parku i Kulturës në Kinostudio, i shkatërruar nga ndërtime të miratuara gjatë kohës së ish-ministrit Margariti. Hetuesit mjafton të shkojnë në terren dhe të shohin çfarë ka mbetur nga lulishtja dhe hapësirat publike.
Shtroj publikisht pyetjen:
ku janë materialet e ish-Kinostudios?
Gurët rrethues dekorativë, tjegullat, kapriatat, hekuri, portat mbyllëse dhe asetet e tjera që, sipas ish-drejtuesve të Albafilm-it, kishin një vlerë rreth 250 mije dollarë dhe që duhej t’i mbeteshin këtij institucioni.
Unë personalisht e kam kallëzuar ish-ministrin Margariti në SPAK. Indicia është depozituar nga Gazeta Nacional dhe është mbështetur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Tani pritet një hetim i thelluar dhe i pavarur, jo heshtje.
Zgjidhja
RTSH duhet urgjentisht të reformohet nga specialistë të fushës, jo nga figura të improvizuara.
Duhet:
një Këshill Drejtues i ri, i pavarur dhe profesional;
një nivel i ri drejtues, i zgjedhur mbi bazën e meritës;
një model funksionimi si televizionet publike në Europë dhe SHBA, ku transparenca, llogaridhënia dhe shërbimi publik janë reale.
Pa këtë reformë, çdo festival do të jetë vetëm një episod tjetër i një historie të gjatë kapjeje, grabitjeje dhe degradimi