“Përse jo, mund të ndodhë”: Zidane hap dyert për Juventus, Bild pretendon se ka zgjedhur Bayern

Zinedine Zidane, legjenda e Juventus dhe ish-trajneri i Real Madrid, u intervistua nga Sky Sport në prezantimin e dokumentarit kushtuar ish-trajnerit të tij Marcello Lippi. Francezi foli edhe për të ardhmen, duke hapur mundësinë që ai të mund të rikthehej në Itali për tu ulu në një pankinë të Serie A: “E ardhmja në Itali? Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Do të doja një ditë”, ishin fjalët e Zizou. Ai më pas lavdëroi ish- teknikun e kombëtares, kampion bote në vitin 2006 në Berlin kundër Francës së tij: “Ai është i pari që besoi te unë dhe më la të luaj”.

ELOZHE PËR ISH-TEKNIKUN LIPPI
“Ai ishte trajneri im, mbi të gjitha ai më bëri të vij te Juventus. Ai është i pari që besoi te unë dhe më bëri të luaja, sepse në fund nuk ishte e lehtë për të. Unë vija nga përvoja në Francë, ishte pak e vështirë për mua përgatitja, por në fund më bëri ai të luaja. Kështu që për mua ai nuk ishte vetëm trajneri im, por ai që më bëri të bëhem ky që jam”, tha Zidane, i cili e përfshiu Marcello Lippi në listën shumë të shkurtër të trajnerëve më të mirë të karrierës së tij. Ai është ndoshta një nga trajnerët më të mëdhenj që kam pasur, së bashku me Aimé Jacquet me Francën, pastaj edhe Carlo Ancelotti. Unë kam marrë shumë gjëra prej tij dhe tani po bëj rrugën time”.

Ish-mesfushori francez ka kujtuar edhe aventurën e tij me fanellën e Juventus, në atë kohë të drejtuar nga Lippi: “Është ai që më tha se do ta mbyllja duke luajtur për Juventus, duke luajtur mirë dhe në fund kështu shkoi. Kështu që për mua ishte e rëndësishme. Fituam edhe gjëra me të, por jo vetëm me mua. Ne kishim një ekip mbresëlënës, ai ishte një trajner mbresëlënës, kështu që ne bëmë disa gjëra të mira.”

BILD: ZIDANE KA ZGJEDHUR BAYERN MUNICH
Zinedine Zidane ka zgjedhur pankinën e Bayern Munich për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që bën të ditur Bild bavarezët janë në kërkim të pasuesit të Tuchel dhe ish-trajneri i Real Madrid ka zgjedhur të kthehet në punë pas një pauze të gjatë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top