Përralla e Joselu, ndëshkuesi i Bayern: nga tifoz në hero i Real, duke kaluar përmes rënies nga kategoria

Një nga përrallat e shumta që është në gjendje të tregojë botën e futbollit. Emri i José Luís Sanmartín Mato – ose më saktë pseudonimi i tij, Joselu – është në buzët e të gjithëve pas dygolëshit me të cilën ai vendosi gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munich. Edhe pse, vetëm një vit më parë, për këtë sulmues 34-vjeçar spanjoll të lindur në Gjermani nuk fliste praktikisht askush.

Në vitin 2023, afërsisht në këto kohë, Joselu në fakt ra në Segunda División me Espanyol, pavarësisht nga një kampionat i mirë i pasuruar me 16 gola në 34 paraqitje. Një arritje e mjaftueshme për të bindur Real Madrid për t’i dhënë atij një shans të dytë si një sulmues rezervë, në një ekip krejtësisht pa qendërsulmues roli. E kështu, shoku i skuadrës i Keidi Bares udhëtoi nga Barcelona në Madrid.

REAL MADRID NJË DESTIN
Los Blancos, nga ana tjetër, kanë qenë gjithmonë një destin për të. I blerë në vitin 2010 për të luajtur në ekipin B, ai ishte në gjendje të shënonte 40 gola në 73 paraqitje në dy sezone në Segunda División B dhe të fitonte debutimin e tij në La Liga në vitin 2011. Joselu u aktivizua nga José Mourinho për disa minuta në vend të Benzema në një ndeshje të fundit të kampionatit kundër Almerias. Megjithatë, në ekipin e parë, Joselu mbeti gjithmonë spektator, edhe pse ishte një tifoz besnik. Në gusht 2012, pasi u transferua te Hoffenheim, ai u shkroi një mesazh ndjekësve të tij (në atë kohë shumë të paktë) në Twitter, duke kërkuar një link për të ndjekur drejtpërdrejt CR7 dhe shokët e tij të skuadrës në El Clasico për Superkupën e Spanjës.


Pelegrinazhi i tij vazhdoi mes Eintracht, Hannover, Stoke City, Deportivo La Coruña, Neëcastle dhe Alaves. Pikërisht përvoja me baskët (2019-2022) fiksoi rikthimin e tij përfundimtar në Spanjë dhe la një tjetër shenjë të pashlyeshme të lidhjes së tij me Real Madrid. Më 28 nëntor 2020 ai shënoi një nga dy golat që lejuan skuadrën e tij të kthehej të fitonte në Madrid pas mbi 20 vitesh. Një karrierë që është ndërtuar me “malet ruse” të emocioneve, deri në atë më të madhin.

“I LUMTUR PËR ATË QË I DHASHË SKUADRËS”
Në fund të ndeshjes, Joselu u shpreh kështu: “Ndjeva emocione të pabesueshme. Jam shumë i lumtur për atë që i dhashë skuadrës dhe për faktin që do të luajmë një tjetër finale – ishin fjalët e tij për Sky-”. Ancelotti më tha të hidhesha në zonë dhe të sulmoja çdo top. Në këto raste përpiqesh t’i bësh gjërat në mënyrën e duhur, të vësh në praktikë këshillat që të jep trajneri. Ti përpiqesh të përfitosh nga çdo mundësi dhe jam shumë i lumtur që kam arritur të shënoj 2 gola shumë të rëndësishëm”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top