Zgjedhjet e pjesshme në Kukës rikonfirmojnë besimin e qytetarëve të kësaj bashkie te Partia Socialiste, njeriu i tyre nga fshati Bicaj që tashmë do të drejtojë Bashkinë dhe te puna e drejtuesit politik në këtë qark, Pandeli Majko.
Grupet e numërimit po u japin dorën e fundit dhe atyre pak kutive që kanë mbetur, ndërsa rezultati është i pakthyeshëm.
Pandeli Majko arriti të fitonte muaj më parë kur punoi për Safet Gjicin dhe të njëjtin rezultat duke se ka arritur ta marrë dhe në votimet e 24 shtatorit. Kur kanë mbetur dhe më pak se 8 kuti për t’u numëruar, festa në Kukës ka nisur.

Rezultati i perditesuar deri tani nga numerimi i votave ne Kukes
Drejtuesi politik i PS në qytetin verior ka ndarë një fotografi përqafuar me Albert Halilaj, që tashmë do të jetë kryebashkiak i ri dhe Granit Gjanën, prefektin e ri të Kukësit.
“Tani në Kukës… Në qendrën e numërimit! 5 mijë vota para Albert Halili… deri tani! FALEMINDERIT”, përmbyll politikani socialist.