Përplasjet në veri të Kosovës/ KFOR: Janë plagosur 30 ushtarë

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka zbuluar se gjatë ditës së hënë në veri të Kosovës janë plagosur 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda rregullave strikte të angazhimit . Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të provokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, ndërkohë që kreu mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme.”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Komandanti i misionit, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i cili po ndjek zhvillimin e situatës, shprehu solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve dhe familjet e tyre. Ai ka thënë se palët duhet të marrin përgjegjësin e plotë për atë që ka ndodhur.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, ka theksuar ai.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top