Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta

Është ndërprerë sërish për 5 minuta seanca plenare, për shkak të debateve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.

Kjo e fundit vendosi pak më herët përjashtimin e deputeti Flamur Noka nga seanca, sipas saj për shkak të gjuhës së përdorur. Ndërsa ministrja Elisa Spiropali fliste, Noka reagonte nga vendi, ndërsa deputetet e opozitës i binin tavolinave.

“Po më kërcënon? Të të vij zor. Turp të kesh. Je dhe burrë malësor ti, turp të kesh. Të të vij zor nga vetja”, i drejtohet Nikolla Nokës.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top