Përplasjet në Kuvend/ PS kërkoi përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës do të mblidhet online sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, pas përplasjeve të ashpra në seancën e djeshme në Parlament. Socialistës kanë kërkuar dy muaj përjashtim nga Kuvendi për Falmur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin e Besart Xhaferrin, ndërsa për 14 deputetët që bllokuan foltoren, kërkohet 10 ditë përjashtim.

Gjatë seancës plenare, Flamur Noka u përplas me kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka u përplas me ish-ministrin Ervin Hoxha.

“Gjithashtu deputetët Belind Kelliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, fyen dhe goditën me shishe uji deputetet e Partisë Socialiste. Siç vërehet nga pamjet filmike deputetët Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj, Bujar Rexha etj jane sulmuar dhe fyer nga këta deputete gjate procesit të votimit”, thuhet në kërkesën e PS për Etikën.

Po ashtu për 14 deputetët e tjerët, kërkohet vetëm 10 ditë përjashtim. Sipas socialistëve, Deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjese në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Pas përplasjeve të ashpra, socialsitët kaluan direkt në votim, ku u votuan 6 projektligjet e rendit të ditës dhe 3 projektvendime, mes të cilave edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale. Tensionet nisën në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Të gjitha përplasjet erdhën si pasojë e revoltës studentore.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua.

Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin.

Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top