Përplasjet në kampin e muxhaedinëve, Berisha kërkon dorëheqjen e Bledi Çuçit!

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas situatës së krijuar në kampin e muxhahedinëve në Manzë, gjatë përplasjes me policinë.

Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shteti, duke i akuzuar se janë ata që kanë vrarë një nga anëtarët e muxhahedinëve, pas përplasjes në kampin Ashraf3.

“Qeveria amorale e këtij vendi vrau në strehë të vet një luftëtarë lirie. Ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Aktakuza kishte elementë të poshtërimit të shqiptarëve, si vasalë të Iranit!”, tha Berisha.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar Balla replikoi me Berishën duke e akuzuar se kërkon të përdorë ngjarjen. Ai tha se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pasi ka një procedurë.

“Ka një formë për paraqitjen e kërkesave për ndryshimin e rendit të ditës. Ky që bën….”, ka replikuar Balla.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top