Përplasjet e Ramës me SPAK-un, ambasada amerikane takon Agron Shehajn

Në një moment të tensionuar mes qeverisë dhe SPAK-ut, investimit më të madh amerikan në Shqipëri, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot me Agron Shehajn, një kryetar partie që ka dalë haptazi pro SPAK-ut.

Në postimin në Facebook të ambasadës amerikane flitet me gjuhë diplomatike mbi takimin e Vanhorn me Shehajn. Diskutimi, sipas ambasadës, ishte për vizionin e Partisë Mundësia për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, ka shkruar Ambasada Amerikane në Facebook.

Megjithatë, ndonjëherë një foto flet më shumë se çdo deklaratë diplomatike. Në një moment përplasjeje të fortë mes qeverisë dhe SPAK-ut, përfaqësuesja e SHBA takohet me një nga zërat më të fortë publikë në mbështetje të drejtësisë së re. ©Lapsi.al 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top