Përplasje mes policisë dhe protestuesve, breshëri fishekzjarrësh dhe “mjegull” me gaz lotsjellës

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në sheshin “Skënderbej”, ku drejt efektivëve është hedhur një numër i madh fishekzjarrësh. Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, por protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonë dhe të hedhin mjete piroteknike.

Gjatë tensioneve, disa efektivë janë parë të pajisur me shkopinj druri, ndërsa situata në shesh mbetet e acaruar. Më pas, një pjesë e protestuesve është zhvendosur drejt selisë së Partisë Socialiste, ku janë hedhur sërish fishekzjarrë në drejtim të godinës.

Forcat e policisë janë pozicionuar pranë selisë së PS-së, ndërsa kordone të tjera vijojnë të qëndrojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Tensionet vijnë pas disa orësh përplasjesh në zona të ndryshme të Tiranës, ku gjatë ditës janë përdorur molotovë, mjete piroteknike dhe gaz lotsjellës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top