Kourtney Kardashian raportohet se ka kërcënuar të largohet nga perandoria televizive e familjes së saj, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Kim Kardashian.
Një burim për Radar Online tha se 46-vjeçarja është e pasigurt për të ardhmen e saj në reality show-n “The Kardashians”, dhe është shumë pranë një largimi përfundimtar. Ajo thuhet se dëshiron të fokusohet më shumë tek familja e saj dhe të kalojë kohë me fëmijët dhe bashkëshortin Travis Barker.
“Kourtney është distancuar prej kohësh. Dhe tani është më e lumtur se kurrë. Ajo mendon se loja e famës ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk do të jetë më pjesë e këtij cirku,” – tha burimi.
Edhe pse Kim ka mohuar zërat për një përçarje në familje, një tjetër burim pranë tyre konfirmoi për Radar Online se themeluesja e SKIMS është shumë e irrituar me motrën e saj, pasi Kourtney po përfiton financiarisht nga fama e familjes përmes brendeve të saj, Poosh dhe Lemme, ndërkohë që po distancohet nga emisioni.
“Kim nuk e kupton mentalitetin e Kourtney-t dhe e konsideron si snobe. Në fund të fundit, Kourtney u bë e pasur dhe e njohur falë Keeping Up with the Kardashians. Kim i kujton gjithmonë se pa mbiemrin Kardashian, asnjë nga brendet e saj nuk do të kishte sukses,” – shtoi burimi.
“Kim e merr shumicën e meritës për suksesin e familjes dhe e konsideron Kourtney-n si hipokrite. Ato përplasen vazhdimisht për këtë çështje”.