Përplasje me policinë tek protesta, Lapaj vetëofrohet për arrestim

Protesta e Partisë “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka akuzuar persona civilë se po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Lapaj deklaroi se mes turmës ndodheshin “civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton” që i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë”.

“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë,” u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet.

lapaj protesta tensione (2)“Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha ai.

lapaj protesta tensione (3)“Unë Adriatik Lapaj, jam njeriu që organizoj protestën. Më procedoni, më bëni çfarë të doni. Është shumë e rëndësishme të vrasim frikën”, tha më tej Lapaj në podium.

lapaj protesta tensione (1)tensione proteste

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top