PERPLASJA/ Shehaj i përgjigjet ironisë së Ramës për vizitën në Mar-a-Lago

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ka dhënë sot përgjigje deklaratës së Edi Ramës se vizita e tij në Mar-a-Lago, vilën e Donald Trump, ishte një xhiro e thjeshtë. Sipas Ramës, vizita e Shehajt në vilën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Tower në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës” – tha Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj e mori momentin kur Rama hedh akuzën për të dhe i bashkangjit një përgjigje.

Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës “Trump”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top