Përplasja në GJKKO, Kryemadhi: Ilir Meta sikur i përkëdheli prokurorët

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se pas shtyrjes së seancës për Ilir Metën, iu është lënë 3 orë kohë për të parë provat, në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj tyre.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Kryemadhi hodhi akuza ndaj tre prokurorëve të çështjes dhe gjyqtarit.

“Të gjithë jemi të dyshuar po poshtërsia e tyre më e madhe për të larguar vëmendjen nga Enchro, krimi i strukturuar kërkojnë të bëjnë shoë politik, ndoshta emocional, por nuk i kënaqim dot.

 

Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”, tha Kryemadhi.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top