Përplasja/ Ç’ndodhi në mitingun e PD në Elbasan (VIDEO)

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës gjatë mitingut elektoral të PD-së në qytetin e Elbasanit. Një grup personash janë parë të përplasen fizikisht me njëri – tjetrin. Burime jozyrtare nga PD thanë se shkak është bërë një konflikt me rojën e stadiumit, i cili nuk ka lejuar mbështetësit e PD-së të futeshin brenda dhe të hidhnin fishekzjarrë nga tarraca.

Policia nuk ka dhënë ende një informacion për atë që ka ndodhur, por ka konfirmuar se po heton për rrethanat. Mediat raportojnë se në spitalin rajonal të qytetit ka mbërritur i lënduar edhe djali i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ai ka marrë një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top