Përplaset kreu në Superiore: Partizani do të tregojë se 10 pikët plus të Egnatias nuk vlejnë

 

Partizani e Egnatia do të jenë përballë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme e javës së 22 të Superiores. Kampionët në fuqi në vendin e dytë do të presin në Arenën e Demave rrogozhinasit kryesues. Pretendentët për një vend në Final Four luajnë pothuaj të gjithë në transfertë. Debuton Emiljano Çela në pankinën e Kukësit.

Partizani e Egnatia ndahen me 10 pikë mes tyre, por përplasja e kryesuesve mund të japë më shumë se një mesazh për kampionatin dhe kundërshtarin direkt. Shehi do të kërkojë të kthejë skuadrën te fitoret, ndërsa Tetova është krejtësisht i qetë. Në fakt, rrogozhinasit vijnë nga 4 fitore radhazi. Mes dy skuadrave këtë sezon ka vetëm barazime, e ndoshta është kohë të bëhet një diferencim.

 

Javën e 22, të shtunën, sidoqoftë e hap ndeshja në Kukës, ku vendasit do të presin Tiranën. Blutë kanë në krye një trajner të ri, Emiljano Çelën, në misionin e shpëtimit, por në krizë janë edhe bardheblutë pavarësisht se janë në vendin e katërt, pozicioni i fundit për në Final Four. Teuta e vendit të fundit do të presë Skënderbeun, që vjen nga një fitore e zhurmshme me Tiranën në kryeqytet. Gvozdenovic kërkon të përsëritet edhe në Niko Dovana, ku Martini shpreson kthesën.

SUPERIORE, JAVA E XXII
03/02/24
Kukësi 13 : 30 Tirana
Partizani 16 : 00 Egnatia
Teuta 16 : 00 Skënderbeu
04/02/24
Laçi 13 : 30 Vllaznia
Erzeni 13 : 30 Dinamo

Të dielën Vllaznia e vendit të tretë do të vizitojë Laçin, që kërkon të përfshihet në garë për katërshen e parë. Për këtë Josa duhet të fitojë ndeshjen direkte me kuqeblutë që nuk humbasin prej 7 javësh, nga të cilat 6 fitore. Me një ndeshje të prapambetur, Dinamo kërkon të rrëmbejë pikë në transfertën me Erzenin, për tu afruar sa më shumë me katër të parat. Deliallisi, pasi revolucionarizoi ekipin në janar, pret tashmë të nisë kthesa për shijakasit.

 

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top