Përpjekja finale e Bashës për të rrëmbyer PD-në, dosja shkon në Gjykatën e Lartë

Ditën e sotme është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë dosja për shqyrtimin e rekursit të bërë nga Luzim Basha kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha logon dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës dhe Rithemelimit.

Rekursi është paraqitur më datën 23 korrik nga avokati Indrit Sefa dhe ditën e sotme (29 Korrik) dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë.

Njoftimin për marrjen e dosjes e dha Gjykata e Lartë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top