Vihet nën kontroll situata nga zjarret në Shëngjin. Mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme.
Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin. Po punohet me forca të shumta për të parandaluar përhapjen e zjarreve si shkak i erës.