Përballë opozitës dhe akuzat për çështjen McGonigal, kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur me ironitë e tij. Ai e ka quajtur absurd kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor. Kryeqeveritari shtoi se ka zhvilluar takime nëpër restorante, por se sipas tij është jashtë logjike të thuash se kjo e kompromenton atë.
“Jemi tek hera e 9 pika e 37 faqa 8. Në Shqipëri e ftoja unë atë. Në New York më ftonte ai mua, dhe ku është këtu kompromentimi? Këtu flitet për të akuzuarit që nuk ka bërë sipas tyre detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi dhe kompromentimi im? Ta dini ju sa takoj unë nëpër restorante kur shkoj jashtë shtetit duhet të bëni Komision javë për javë. Bëni dhe një Komision për Rudën se në restorant e kam takuar.
Nuk kishit asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media, po ti kishim si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.
Dëgjova që artistin Lulzim kërkonte të vërtetën. Cilën të vërtetë doni? Rusët i kam shpikur përmes një informacioni dezinformuar, që nga zyra ime i është një persona A, nga Tropoja. Ju doni që shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë të fuqisë time penetruesë në sistemin amerikan duke i barë ata barkderra të lëviznin. Ju qofshi, zoti i ndihmoftë ata që ju vijnë….Apo thoni dhe një tjetër: Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj këta që eliminohen vetë çdo ditë ka 10 vite.”, tha Rama.