Përmbytje 2 herë brenda vitit, banorët e Durrësit të ri trokasin në Bashki

Të përmbytur dy herë brenda këtij viti (29 janar dhe 11 shtator) banorët e Durrësit të Ri kërkuan një zgjidhje konkrete institucionale nga pushteti vendor për problematikën e tyre.

Përmes një deklarate publike dhe një peticioni të firmosur nga rreth 800 banorë të kësaj zone, ata ju drejtuan Bashkisë Durrës me kërkesa konkrete, në mënyrë që dimri i këtij viti, por edhe kapriçot e motit, të mos përsërisin përmbytjen e radhës. Njëkohësisht, ata kërkojnë dëmshpërblim financiar për familjet dhe bizneset e prekura.

Kërkesat e banorëve:

Ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e kanaleve dhe kolektorëve të ujërave.

Hartimin dhe zbatimin e një plani afatgjatë për sistemin e kanalizimeve, përfshirë ujërat e bardha dhe të zeza, si dhe mirëmbajtjen periodike të tyre për të parandaluar përmbytjet në të ardhmen.

Të ofrohet mbështetje financiare dhe materiale për familjet dhe bizneset që kanë pësuar dëme, përmes fondeve emergjente të Bashkisë apo të institucioneve të tjera shtetërore.

Ky problem përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetesën, shëndetin dhe të drejtat themelore të qytetarëve dhe kërkon veprim të menjëhershëm institucional.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top