Përmbyset autobusi në Turqi, gjashtë persona të vdekur

Gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys në Aksaray të Turqisë. Në vendngjarje janë nisur një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa 25 janë plagosur. Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu tha se autobusi turistik po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.

“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, shtoi Kumbuzoglu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top