Përmbyset autobusi në Gjermani, raportohet për 20 të plagosur

Më shumë se 20 persona u plagosën, sipas policisë gjermane, kur një autobus me rreth 60 pasagjerë u përplas në një autostradë në North Rhine-Westphalia. Në aksidentin e dytë të tillë në Gjermani këtë javë, autobusi doli nga autostrada A44 dhe u përmbys pranë qytetit Ëerl, rreth 100 km në lindje të Duseldorf.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe një helikopter me ekipet e shpëtimit, ndërsa policia rrugore ka bllokuar 20 km të autostradës.

Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top