Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut

Vatikani ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Sipas Vatikanit, Papa ka bërë transfuzion gjaku dhe gjendja e Atit të Shenjtë vazhdon të jetë kritike.

Më tej në njoftimin mbi gjendjen e tij kanë shtuar se këtë mëngjes ai pati një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike dhe se kishte nevojë për transfuzion gjaku pasi testet zbuluan trombocitopeni, e cila shoqërohet me anemi.

Papa po trajtohet për pneumoni në të dy mushkëritë në spitalin Gemelli në Romë. Ai u shtrua për herë të parë në spital më 14 shkurt pasi kishte vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Më herët, Vatikani kishte njoftuar se Papa Françesku nuk do të paraqitej në publik për të udhëhequr lutjet me pelegrinët të dielën, që do të thotë se ai do të humbasë ngjarjen për javën e dytë me radhë.

Mjekët të premten thanë se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë, por se gjithashtu nuk ishte në rrezik për vdekje.
Miliona njerëz në mbarë botën kanë qenë të shqetësuar për shëndetin gjithnjë e më të dobët të Papës, ndërsa gjendja e tij ka shkaktuar spekulime për një dorëheqje të mundshme , të cilën Vatikani nuk e ka komentuar. Mjekët thanë të premten se Papa Françesku pritej të qëndronte në spitalin Gemelli të Romës për të paktën një javë tjetër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top