Përjashtimi i parë në karrierë, për shkulje flokësh: Joao Neves tërbohet me Cucurella

Joao Neves i tërheq flokët mbrojtësit Marc Cucurella, arbitri shkoi në VAR dhe e përjashtoi: nerva të tendosura në minutat e fundit të finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG dhe Chelsea. Të dy lojtarët ishin kapur edhe pak më parë dhe portugezi i Parisit nuk arriti të ruajë gjakftohtësinë: e kapi për flokësh kundërshtarin dhe arbitri nuk mund të bënte tjetër veçse ta dërgonte para kohe në dhomat e zhveshjes.

Një episod që e shtoi edhe më shumë tensionin që po rritej me kalimin e minutave: PSG u bllokua plotësisht nga Chelsea, që e bëri të pafuqishme skuadrën e Luis Enrique dhe kjo shkaktoi jo pak bezdi tek parizienët.

Joao Neves kap për flokësh Cucurella
Joao Neves dhe Cucurella ishin ‘kapur’ edhe disa minuta më parë, kur futbollisti spanjoll i Chelsea u rrëzua shumë lehtë dhe pastaj qëndroi përtokë për një kohë të gjatë: mesfushori portugez nuk e pëlqeu sjelljen e tij dhe u përpoq ta ngrinte nga toka para se të largohej.

Pak më pas të dy u kapën verbalisht dhe Neves i tërhoqi flokët kundërshtarit, duke treguar gjithë frustrimin e PSG që nuk arriti të shpaloste asgjë nga ajo që është në gjendje të bëjë. Futbollisti portugez nuk arriti të përmbahej dhe u dorëzua ndaj këtij gjesti të shëmtuar: arbitri iranian Alireza Faghani fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë por pastaj u thirr nga VAR-i dhe vendosi, në mënyrë të pashmangshme, ta përjashtonte.

Marc Cucurella mund ta ketë ekzagjeruar në reagimin e tij, dhe në kohën e kaluar në tokë (nuk është i vetmi që mban këtë sjellje), por gjesti i Joao Neves është i gabuar dhe përjashtimi është absolutisht i drejtë.

Nervozizmi nga ana e PSG ishte gjithmonë më i dukshëm me kalimin e minutave për mungesën e reagimit në zonën e golit nga skuadra e Luis Enrique: kjo situatë solli një përjashtim dhe zemërimin pas fishkëllimës finale që përfundoi në sherr.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top