Përgjimi i Safet Gjicit/ Kamera e fshehtë ishte instaluar në gotën e kartonit

Në video-përgjimin e Safet Gjicit në zyrë bie në sy që kamera e fshehtë lëviz në një moment, kur aty afrohet Alma K. gruaja që kryen seks oral me Gjicin. Fillimisht u mendua se ajo kishte filmuar me një çantë, por në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjici ruhej dhe tregohej mjaft i kujdesshëm për njerëzit që futeshin në zyrën e tij. Ai i kishte kërkuar 40-vjeçares Alma K., që çelësat e makinës dhe celularin t’i linte në sekretari.

Ish-kryebashkiaku do të dalë ditën e sotme para GJKKOS-së. Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00, ndërsa ai akuzohet për ‘korrupsion pasiv’. Ndërsa, 40-vjeçara, e cila është në masën “arrest shtëpie” akuzohet për korrupsion aktiv.

Duke qenë se është nënë e një fëmije të mitur, Alma K. u shpreh e shqetësuar për bullizimin e fëmijës së saj pas publikimit të videos.

“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar” është shprehur ajo.

Në fakt, ka një anë të historisë që ende nuk është zbuluar ende. Gjici pretendon se kurthin ia ngriti opozita, por kundërshtarët e tij për Bashkinë e Kukësit e kanë mohuar këtë. Alma K. ende nuk e ka sqaruar, se përse e filmoi Safet Gjicin në zyrë. Vërtet e dogji kryebashkiakun, por në anën tjetër dëmtoi veten.

Gjici është arrestuar për korrupsion pasiv, pasi filmimet treguan se në këmbim të seksit ai premtoi financimin e një projekti për qentë e rrugës.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top