Përgjimet në Sky dhe EncroChat, Rama: Nuk çuditem po të dal edhe unë

Kryeministri Edi Rama tha gjatë emisionit “Opinion” se përgjimet e marra nga EncroChat dhe Sky ECC u takojnë organeve ligjzbatuese që t’i hetojnë. Ai tha se aty ka me qindra mijëra mesazhe të botës së errët, por i takon Prokurorisë së Posaçme që t’i provojë dhe më pas ndëshkojë personat përgjegjës. Ai tha edhe veten e vet që nuk çuditet nëse edhe del në komunikimet e përgjuara, por këto janë “muhabete kot”.

“Kjo historia e Encro Chat-eve dhe Sky ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë. Aty ka me qindra mijëra mesazhe ku çfarë nuk thonë e çfarë nuk tregojnë. Por ato s’duhet të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri që “isha atje, takova atë të gjatin”, po marr rastin tim edhe pse s’ka dalë, por nuk çuditem edhe po të dalë. “Takova atë të gjatin”, “më tha ai i gjati shiko, se këtu…”. Këto janë muhabete kot”, – tha Rama.

“Në këtë shtet ka organe që merren me këto punë. Me ato llumra ka një organ ligjzbatues që quhet Prokuroria e Posaçme që po merret, po bën edhe goditje, por që të bëjë goditje duhet t’i provojë ato gjëra se aty ka shumë llum. Prokuroria e Posaçme merret me këtë punë”, – shtoi Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top