Përfundon sot afati për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, një kandidat i propozuar

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës. Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat për këtë post deputeti Glauk Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur një ditë më parë se kandidatura e Konjufcës është dorëzuar me 30 nënshkrime deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga grupi multietnik.

“Në cilësinë e kryetares së Kuvendit kam pranuar vetëm një kandidaturë për president, e cila është propozuar nga 30 deputetë nënshkrues. Sipas dokumentacionit, një pjesë e deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së dhe disa deputetë nga grupi multietnik kanë nominuar Glauk Konjufcën”, deklaroi Haxhiu gjatë një konference.

Ajo theksoi se procedura e votimit nuk mund të fillojë pa u përmbushur kushti që të ketë së paku dy kandidatë të propozuar me nënshkrimet e nevojshme të deputetëve.
“Derisa nuk kemi të paktën dy kandidatë që kanë siguruar mbështetjen e kërkuar, nuk mund të thërras seancë për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo në konferencën për media, të mërkurën.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kjo çështje rregullohet me Nenin 86. Në pikën 2 të këtij neni përcaktohet se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top