Përfundon sot afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora, miratohen mbi 225 mijë

Përfundon sot afati i regjistrimit të emigrantëve për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani ka pasur 284,114 kërkesa për regjistrim, ndërsa janë miratuar 225,797 prej tyre dhe janë refuzuar 42,009.

Kërkesat më të larta vijojnë të jenë nga shqiptarët të cilët jetojnë në Itali me 142,895 aplikime (40.5%), ndjekur më pas nga Greqia me 100,187 (28.4%) dhe Gjermania me 35,331 (10%).

Kujtojmë se ditën e djeshme është miratuar shtyrja e afatit të regjistrimit në platformën PER për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke e mundësuar këtë vetëm për ata që aktualisht janë regjistruar si aplikantë të refuzuar në sistem.

Duke marrë në konsideratë faktin se këta shtetas i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së KQZ për regjistrim, e kanë shprehur vullnetin e qartë brenda afatit të deklaruar, janë në një numër të konsiderueshëm (42,000); kanë aktualisht një llogari të hapur në sistem dhe u është njohur e drejta e riaplikimit pavarësisht të qënit të refuzuar; shtyrja me disa ditë e afatit mund t’u krijojë atyre shansin e fundit për të korrigjuar mangësitë dhe konfirmuar regjistrimin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top