Përfundon pas 3 orësh pjesa e parë e takimit Trump – Putin

Ka përfunduar pas 3 orësh pjesa e parë e takimit në Alaska ku përballë njëri tjetrit ishin amerikanët Donald Trump, Steve Witkoff dhe Marco Rubio, dhe rusët Vladimir Putin, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov. Lajmin e dha i pari Kremlini.

Fillimisht pritet të ketë një konferencë për shtyp. Pas këtij takimi do të ketë një drekë zyrtare ku do të marrin pjesë delegacione me të gjera.
Pak minuta pasi Presidentët Trump dhe Putin nisën takimin e tyre 3 përballë 3, Shtëpia e Bardhë ndau një fotografi të dy udhëheqësve duke qëndruar së bashku dhe duke buzëqeshur. Fotoja shoqërohet me një mbishkrim të shkurtër: “Duke kërkuar Paqen”, slogani për samitin e sotëm.

Menjëherë pas kësaj, një imazh i dytë i Trump dhe Putin duke ecur në qilimin e kuq ndërsa drejtoheshin për në makinën e presidentit amerikan “Bisha” u shpërnda në llogarinë zyrtare me një mbishkrim me një fjalë: “Historike”.

 

Negociatat u zhvilluan me dyer të mbyllura. Nga pala ruse, përveç Presidentit Putin ishte edhe Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme i Rusisë. 75-vjeçari e ka mbajtur këtë post për më shumë se 20 vjet dhe u sanksionua personalisht së bashku me Putinin nga Perëndimi pasi Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Në tryezë ishte edhe Yuri Ushakov, ndihmësi i politikës së jashtme i Putinit për më shumë se 10 vjet, i cili më parë ka shërbyer si ambasador në SHBA.

The men sit in a row in front of US and Russian flags

Nga ana amerikane, Trump shoqërohej nga Marco Rubio, sekretar shteti. I konsideruar si një skifter i politikës së jashtme, Rubio është një nga anëtarët më të profilit të lartë të kabinetit të Trump.

I pranishëm ishte edhe Steve Witkoff, i dërguari special i Trump dhe miku i tij personal. Fillimisht i emëruar si i dërguar i Lindjes së Mesme, ai ka qenë shpesh pjesë e diskutimeve për përfundimin e një konflikti në Evropën Lindore.

The men men sit in a row

Nuk është hera e parë që këta katër burra takohen në tryezën e negociatave. Të gjithë morën pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën në Arabinë Saudite në shkurt, por pa Trumpin ose Putinin.

Në takim nuk pati një vend për Presidentin Zelensky ose për këdo që përfaqëson Ukrainën. Një tjetër mungesë e dukshme është edhe i dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg. 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top