Përfundon gjyqi Lapaj–Shehaj: Vendim me gjobë, jo shpifje

Ka përfunduar gjyqi për padinë për shpifje që kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i bëri kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Gjykata shpalli të fajshëm Shehajn për fyrje, por jo për shpifje, duke e dënuar me një gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa deklaratat e Shehajt janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.

Kujtojmë se nga kreu i Mundësia u hodhën akuza të rënda ndaj Adriatik Lapajt. Në shkurt të vitit të kaluar Shehaj akuzoi Lapajn si sekser dhe manipulues pronash të jugut në bashkëpunim me vjehrrin si kryetar gjykate në Sarandë. Gjithashtu e akuzoi si të lidhur me krimin e organizuar. Adriatik Lapaj u mbrojt publikisht duke thënë se këto janë shpifje dhe e paditi në gjykatë.

Pas disa muajsh gjyq, vendimi për fyerje shkon në favor të Lapajt, por sipas Gjykatës së Posaçme, akuzat e rënda të Shehajt nuk janë shpifje. Pra duket një qëndrim politikisht në mes, që i jep një fitore të vogël secilës palë.

Mbetet për tu parë nëse Vendimi i Gjykatës së Posaçme i gjyqtarit Erjon Çela do të ankimohet nga palët në apelin e GJKKO.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top