Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin

Homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti kanë përfunduar. Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës.

Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme, ndërkohë qeveria shpalli të martën ditën zie. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si “babai” i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top