Përfundoi drama: Leo dhe Lela konfirmojnë ribashkimin

Pak javë pasi Prive By Liberta Spahiu publikoi pamje nga pushimet e përbashkëta të Leonardo Gashit dhe Lela Seferit, çifti i Big Brother VIP Kosova 3 tashmë duket se e ka zyrtarizuar rikthimin.

Lela është protagoniste në klipin e ri të Leos, i cili publikohet nesër në orën 18:00.

Dyshja shfaqet së bashku në videon paralajmëruese, duke konfirmuar publikisht se raporti i tyre ka marrë një tjetër drejtim pas periudhës së ndarjes.

Pjesëmarrja e Lelës në projektin e ri muzikor të Leos vjen si konfirmimi më i qartë i ribashkimit të tyre, pas disa javësh aludimesh dhe paraqitjesh të përbashkëta larg vëmendjes së publikut.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top