Përfundimi i rinumërimit, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) pritet të vendosë sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan pas rinumërimit të votave. KAS do të mblidhet paraditen e sotme në orën 11:00.

Partia Demokratike-ASHM ankimoi rezultatet e zgjedhjeve në qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve, por në 8 prej qarqeve, kërkesa u rrëzua. Javën e kaluar u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua ndryshim në rezultat.

Nga procesi i rinumërimit në Tiranë u gjetën gabime të konsiderueshme, ndërsa në Fier ky proces i dha mandatin me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos. Kjo e fundit e refuzoi, duke ia lënë Zegjine Çaushit, e cila kishte fituar në raundin e parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top