Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë godinës së Postës Shqiptare e cila është përfshirë nga flakët në zonën e tabelave reklamuese.

Zjarri rrezikonte jo vetëm godinën e postës por edhe banesat që janë pjesë e të njejtit objekt. Forcat e shërbimit zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke neutralizuar plotësisht flakët. Për fat të mirë zjarri nuk ka shkaktuar dëme materiale apo pasoja për banorët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top